Saturday, November 6, 2010

image

Të hënën skadon afati për pagesën e borxheve të mbetura ndaj kompanisë energjetike EVN

Me intensifikimin e aksioneve dhe kontrolleve EVN Maqedoni nga rrjeti elektrik për çdo ditë shkyçen nga 2000 konsumatorë, të cilët kanë borxhe të papaguara, ndaj kësaj kompanie. Sipas EVN –së këto aksione nuk janë të jashtëzakonshme, sepse kompania i shfrytëzon të gjitha procedurat ligjore për pagesën e faturave për energjinë e shpenzuar nga qytetarët.
“Këto janë masa të parashikuara me ligj, për ata konsumatorë që llogarit e tyre nuk i paguajnë me kohë. Të gjithë shfrytëzuesit tanë kanë trajtim të njëjtë, sepse nga rrjeti shkyçen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet. Ne dhanë shumë mundësi për pagesë më të lehtë të faturave. Njëri aksion zgjati deri me 1 nëntor, në të cilën borxhi i mbetur gjatë 12 muajve mund të paguhet krejtësisht pa kamata apo me këste por me pagesën e kamatës. Pas këtij afati për fat të keq konsumatorët nuk mund të kenë mundësi të firmosin marrëveshje”, deklaroi  Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.
Rreth fushatës së pagesave të borxheve të mbetura me këste, në EVN thonë se deri tani janë firmosur 6000 marrëveshje. Ky numër, sipas tyre, nuk është i mjaftueshëm duke pasur parasysh situatën reale të vlerës së borxheve i cili është shumë më i lartë nga marrëveshjet e arritura. Në kompaninë austriake thonë se të gjithë ata konsumatorë që do të shkyçen nga rrjeti elektrik , pas mbarimit të fushatës për pagesën e borxheve me këste, nuk do të kenë lehtësime gjatë pagesës së faturave të mbetura.  Nga EVN thonë se interesi  për pagesën e borxheve të paditura në gjyq është në rritje, ndërsa vetëm për dy javë janë firmosur 2000 marrëveshje për pagesën e këtyre borxheve, kryesisht për shkak se qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë kamatat.






No comments:

Post a Comment