Saturday, November 6, 2010

                                                        

Asani, promovoi katër libra rreth historisë së Shkupit



imageSot u promovuan 4 tituj librash me autor Skënder Asani. Bëhet fjalë për veprat “Shqiptarët e Shkupit’, ‘Bibliografia për Shkupin’, ‘Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare e vitit 1912’ dhe ‘Patrioti më i madh shqiptar Hasan Prishtina’. Sipas pjesëmarrësve në promovim, e veçanta e botimeve është përpjekja për zbardhjen e të vërtetës historike të Shkupit shqiptar, i cili me kalimin e viteve ndryshoi karakterin e tij etnik.
“Në librin historiografik dhe publicistik, ”Shqiptarët e Shkupit ndër shekuj”, autori dëshmonë autoktoninë e njërit nga kryeqendrat antike të Ilirisë - Shkupit dardan, mbi të cilin kaluan pushtues dhe perandorë të shumtë, por asnjëherë, deri në ditët e sotme, nuk arritën që ta çrrënjosin elementin e brumosur shqiptar në të”, theksoi Sevdail Demiri, historian dhe publicist.
“Deri në vitin 2001 Shkupi u dëmtua por nuk u çrrënjos elementi shqiptar, dhe viti 2001, lufta e vitit 2001 i dha hov të madh shqiptarizimit, kthimin e autocitetit dhe traditës dhe kulturës shqiptare dhe shqiptarizimin e Shkupit. Vënia e monumentit të Gjergj Kastrioit Skënderbeut vulosi përgjithnjë dhe mot shqiptarinë e Shkupit”, tha historiani Skender Hasani, autor i librave.

No comments:

Post a Comment