E Hene, 10 Dhjetor 2007 SHKODER - Konferenca shkencore, kushtuar 70-vjetorit te vdekjes se poetit Ndre Mjeda, ka percjelle tek te pranishmit e shumte ne kete takim tema te shumta, te mbajtura nga profesore, doktore e studiues te kesaj vepre. Nje nder ta ishte edhe prof. dr. Kolec Topalli, i njohur per kontributin e tij ne studimin dhe pasurimin e gjuhes shqipe. Gjate konferences shkencore, Kolec Topalli u ndal ne rolin e Ndre Mjedes ne pasurimin e gjuhes shqipe. Ndaj, edhe kumtesa e tij titullohej "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe".
Ne fillim te kesaj kumtese, prof. dr. Kolec Topalli do te theksonte, se "Gjuha shqipe ndodhet sot para sfidash te medha.
Hapja e Shqiperise mbas vitit 1992, zhvillimet e reja ekonomike e shoqerore, globalizmi kulturor, emigracioni masiv, ndikimet e shumta te gjuheve romane e anglosaksone, si dhe faktore te tjere te jetes ne komunitete te hapura, e kane vene shqipen para udhekryqesh te veshtira. Keto lidhen sidomos me rruget e pasurimit dhe te ruajtjes se sistemit te saj gramatikor. Zhvillimi i metejshem i gjuhes eshte nje proces i pandalshem, por rruget, qe do te ndiqen, duhet te lidhen me nevojen per te ruajtur strukturen dhe tiparet e saj, duke perpunuar sidomos brumin e vete gjuhesor, per t'ia pershtatur situatave dhe kushteve te reja". Per kete - u shpreh Topalli - eshte e nevojshme qe here pas here t'i drejtohemi mjeshterve te medhenj te gjuhes shqipe, per te nxjerre prej veprave te tyre thesarin leksikor, forma e shprehje te bukura, qe mund te perdoren edhe ne gjuhen e sotme. Njeri nder ta eshte pa dyshim Ndre Mjeda".
Duke folur per Ndre Mjeden dhe rolin e tij ne gjuhen shqipe, Kolec Topalli do ta cilesonte ate si nje artist te fjales dhe njohes i mire i gjuhes, levrues i rralle i saj dhe gjuhetar me vlera te medha. "Ne vepren e tij, vijoi Topalli, gershetohet mjeshteria poetike me gjuhetarin e shquar, duke dhene shembullin e perdorimit te sakte te gjuhes, me ndertime fjalish e sintagmash, sipas natyres se shqipes, te cilat mund te gjejne shume lehte udhen per t'u perdorur ne ditet e sotme".
Kumtesa e prof. dr. Kolec Topallit, "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe" ishte e mbushur me shembuj konkrete te perdorimit te gjuhes nga poeti i shquar, interpretimi i te cilave ne auditor nga kumtuesi krijoi emocione per te pranishmit. "E gjithe kjo pasuri gjuhesore e vepres se ketij poeti te talentuar, qe nuk eshte perfshire ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, mund te rigjallerohet, duke pasuruar gjuhen e sotme shqipe, qe sipas shprehjes se Bardhit, "po prishet e po bastardohet sa ma pare te ve".
No comments:
Post a Comment