Saturday, November 6, 2010

kuriozitete

Vdes oktopodi Pol parashikuesi i Botërorit 2010

imageVdes oktapodi Pol, i cili u shndërrua në mit gjatë ndeshjeve të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, me parashikimet e tij gjatë ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale. Ai përcaktoi së fundi fitoren e Spanjës, dhe për shumë tifozë dhe adhuruesit e llotarive ishte shpresa e fitores. ‘Poli vdiq gjatë natës, për shkaqe natyrale’ bëri të ditur parku ujor ‘Sea Life’ i Oberhausenit në Germania, ku ishte vendosur oktapodi. Oktapodi profet jepte verdiktin duke zgjedhur ushqimin e vendosur në kuti prej pleksiglasi me ngjyra të ekipeve në garë. Ai parashikoi të gjitha rezultatet e ekipit të Gjermanisë në Botëror, si dhe fitoren e Spanjës në finale. Oktapodi Paul kishte lindur në vitin 2008 në Uejmouth të Anglisë dhe ishte transferuar në Gjermani ku iu dorëzua një statujë prej bronzi me pamjen e tij nga një delegacion spanjoll si dhe titulli "qytetar nderi" i qytetit Carballino, në verilindje të Spanjës, për cilësitë e tij parashikuese.

No comments:

Post a Comment