Saturday, November 6, 2010

ekonomi

                            

Maqedonia dhe Turqia duhet thelluar bashkëpunimin ekonomik

imageMaqedonia dhe Turqia edhe pse kanë bashkëpunim të mirë politikë, mbeten shumë pas në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Kjo u konstatua në biznes forumin, turko-maqedon që u mbajtur në Shkup. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arrinë vetëm se 300 milion dollarë. Ministri pa portofol, Hadi Nezir tha se kompania Turke ‘Shishe Xham’ do të investoj në Maqedoni, ndërsa Mitko Aleksov, nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë tha se biznesi vendor synon që shkëmbimi tregtar mes dy shteteve viteve në vijim të arrijë deri 1 miliardë dollarë.
“Më e rëndësishme është se ‘Shishe Xham’ nuk ka hequr dorë nga investimi i tyre, por, kriza ekonomike ka ndikuar që kjo kompani të ngadalësojë investimet. Në takimin e fundit që kishim me këtë kompani ata u shprehën të bindur se do të hyjnë në tregun e Maqedonisë”, tha Hadi Nezir, ministër pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë.
“Ne e kemi të patjetërsueshme që në aspektin ekonomik, Turqinë ta trajtojmë si fqiun tonë të 6 të Maqedonisë, bashkë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Mitko Aleksov, përfaqësues i lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.

No comments:

Post a Comment