
Partia Demokratike e Kosovës e sheh mocionin si një nga rrugëdaljet nga kriza e krijuar institucionale, siç thuhet, pa vullnetin e saj. Në një deklaratë politike të kësaj partie të lëshuar sot, thuhet se “PDK-ja nuk e konsideron mocionin si veprim kundër askujt, në këtë sens as kundër Qeverisë". Zyrtarët e kësaj partie nuk kanë saktësuar nëse do të votojnë pro mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë të martën, kur edhe pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.
No comments:
Post a Comment