Saturday, November 6, 2010

NBA: PIERCE, 20.000 PIKË NË KARRIERË

imageMbrëmë në NBA u zhvilluan 12 përballje, mirëpo vëmendja kryesore ishte në “TD Garden”Arena ku Bostoni me rezultat 1:5:102, pas kohës shtesë mundi Miluokin. Më i merituar për këtë triumf ishte Poll Pirs me 28 pikë të shënuara. 
Gjithashtu në këtë takim, Pirs arriti numrin e 20 mijë pikëve të shënuara në karrierë. Këtë gjë, para tij, në historinë e NBA e kanë arritur vetëm 6 basketbollistë. Te skuadra e Miluokit u dallua Andre Bogut me 21 pikë. Në përballjet tjera, Los Anxhelos Lejkers me rezultat 112:100 mundi Sakramenton, ndërsa Filadelfia kundër Indianës shënoi fitoren e parë në këtë sezon. Deri te gëzimi i parë erdhi Los Anxhelos Klipers të cilët mbrëmë ishin më të suksesshëm se Oklahoma. Dallasi si mysafir me rezultat 102:101 shënoi fitore ndaj Denverit, ndërsa Orlando shkatërroi Minesotën duke i mposhtur ata me rezultat 128:86.

No comments:

Post a Comment