Saturday, November 6, 2010

                                                   renova mysafire e horizontit


Pasi të mërkurën me zhvillimin e takimit Teteksi-Shkëndija më në fund u kompletua java e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, të shtunën në program janë katër takime të xhiros së 13-të. Ndeshjet më interesante do të zhvillohen në Turnovë të Strumicës, ku Horizonti pret Renovën, si dhe në Autokomandë të Shkupit ku në derbin lokal Skopje përballet me Metalurgun. Dy takime në program janë të dielën.
image
Këtë fundjavë vazhdojnë garat në elitën e futbollit në vend me ndeshjet e xhiros së 13-të. Lufta për kreun e tabelës është duke u bërë gjithnjë e më interesante dhe në këtë drejtim kjo javë pritet të zgjidhë disa paqartësi, kur në program janë dy takime tejet tërehqëse. Horizont Turnova është vendase e Renovës, në duelin e dy skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës. Ndeshjet ndërmejt këtyre dy skuadrave zakonisht përfundojnë baraz, por kësaj rradhe nga të dyja taboret paralajmërojnë fitore.
“Sinqerisht shpresojmë të marim fitoren e parë kundër Renovës. Mirëpo të gjithë e dimë se Renova posedon futbollistë kualitativ. Unë si ish-futbollist i Renovës mendoj se ata janë një prej skuadrave më kualitative në Maqedoni, kanë organizim të mirë dhe fond të futbollistëve kualitativ. Shpresoj në të tregojmë lojë të mirë", - dekalaroi ish-futbollisti i Renovës, tani në rradhët e Horizontit, Pançe Stojanov.
“Shpresojmë se me një angazhim maksimal dhe me një përkushtim maksimal të gjithë lojtarëve në atë ndeshje të kthehemi kësaj rradhe me tre pikë, ato vërtet janë një kundërshtar për respekt por ne jem
i kampion aktual të këtij shteti ne jemi ekipi më kualitativ në atë ndeshje dhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë nga Turnova", - tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Ndërkohë një tjetër duel interesant do të zhvillihet në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të përballen skuadrat lokale Skopje dhe Metalurgu. Në takimet tjera të së shtunës Teteksi pret Pelisterin, ndërsa Napredoku përballet me Rabotniçin.

No comments:

Post a Comment