Saturday, November 6, 2010

nora istrefi

Skeda:Nora Istrefi.gif

Nora Istrefi lindi në Deqan me 25 Mars 1986. Ajo është Këngëtare nga Kosova. Është një këngëtare e suksesshme e mirënjohur. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Qysh e vogël këndonte si kënge optimiste. Kënga e saj që është hyrë ishte Kënga Shko Tash të cilën ishte kënga më e popullarizuara nga ajo. Këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt ishte kënga Hey hey hey, prandaj kënga negativ videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Ka edhe tjera kënge për veç kësaj i ka përfshirë dy Albume OpiumEngjëll. Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në ShqipëriMaqedoni, Diasporë, etj.
Nora e ka pasur Babain Kamermanë që merrte me kamerë u quajt Nezir Istrefi pas aksidentit të babait Nora u bë e famshme. Ku në mesin e kësaj u paraqit edhe Gentiana Ismajli. Këngët e saja janë incizuara të reja të vitit 2010. Janë Kaje me dydyesat nga Nora Istrefi. Ka pasur plot kënge te saja gjithashtu janë incizuara boll kënge te saj i ka dy motra dhe një vëlla të vogël ai quhet Bledi. e ka një qen të quajtur Niki Nora e don nikin pa masë se Robertin Robert Berisha

sport

KASTRIOTI E KNJAZ MILLOSHI TAKOHEN NË SHKUP

imageNdeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Fituesve të Kupave mes hendbollisteve të Kastriotit të Ferizajt dhe atyre të klubit serb Knjaz Milosh do të zhvillohen në Shkup. Kështu ka vendosur Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të enjten. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën "Kale" më 20 dhe 21 nëntor. Takimi i parë zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa i dyti nga ora 13:00. Kjo është bërë e ditur të enjten mbrëma në sajtin zyrtar të EHF-së. Federata evropiane ka vendosur që këto takime të zhvillohen në terren neutral për shkak të situatës politike. Kastrioti kishte propozuar që takimet të luhen në Shkup, ndërsa Knjaz Miloshi kishte propozuar qytetin hungarez, Segedin. Kastrioti për herë të parë paraqitet në gara evropiane. Ndërsa klubi nga Arangjellovci i Serbisë në kupa evropiane luan rregullisht. Dy javë më parë në palestrën "Kale" në Shkup janë luajtur edhe takimet në mes hendbollisteve të Prishtinës dhe atyre të klubit rus Kuban Krasnodar. Rusët kërkuan të luajnë në terren neutral pasi vlerësuan se nuk kanë siguri për të luajtur në Kosovë. Ndeshjet në mes Prishtinës dhe Kubanit i takonin rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Në rrethin e tretë u kualifikua klubi rus që fitoi bindshëm të dy takimet.

NBA: PIERCE, 20.000 PIKË NË KARRIERË

imageMbrëmë në NBA u zhvilluan 12 përballje, mirëpo vëmendja kryesore ishte në “TD Garden”Arena ku Bostoni me rezultat 1:5:102, pas kohës shtesë mundi Miluokin. Më i merituar për këtë triumf ishte Poll Pirs me 28 pikë të shënuara. 
Gjithashtu në këtë takim, Pirs arriti numrin e 20 mijë pikëve të shënuara në karrierë. Këtë gjë, para tij, në historinë e NBA e kanë arritur vetëm 6 basketbollistë. Te skuadra e Miluokit u dallua Andre Bogut me 21 pikë. Në përballjet tjera, Los Anxhelos Lejkers me rezultat 112:100 mundi Sakramenton, ndërsa Filadelfia kundër Indianës shënoi fitoren e parë në këtë sezon. Deri te gëzimi i parë erdhi Los Anxhelos Klipers të cilët mbrëmë ishin më të suksesshëm se Oklahoma. Dallasi si mysafir me rezultat 102:101 shënoi fitore ndaj Denverit, ndërsa Orlando shkatërroi Minesotën duke i mposhtur ata me rezultat 128:86.

                                                   renova mysafire e horizontit


Pasi të mërkurën me zhvillimin e takimit Teteksi-Shkëndija më në fund u kompletua java e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, të shtunën në program janë katër takime të xhiros së 13-të. Ndeshjet më interesante do të zhvillohen në Turnovë të Strumicës, ku Horizonti pret Renovën, si dhe në Autokomandë të Shkupit ku në derbin lokal Skopje përballet me Metalurgun. Dy takime në program janë të dielën.
image
Këtë fundjavë vazhdojnë garat në elitën e futbollit në vend me ndeshjet e xhiros së 13-të. Lufta për kreun e tabelës është duke u bërë gjithnjë e më interesante dhe në këtë drejtim kjo javë pritet të zgjidhë disa paqartësi, kur në program janë dy takime tejet tërehqëse. Horizont Turnova është vendase e Renovës, në duelin e dy skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës. Ndeshjet ndërmejt këtyre dy skuadrave zakonisht përfundojnë baraz, por kësaj rradhe nga të dyja taboret paralajmërojnë fitore.
“Sinqerisht shpresojmë të marim fitoren e parë kundër Renovës. Mirëpo të gjithë e dimë se Renova posedon futbollistë kualitativ. Unë si ish-futbollist i Renovës mendoj se ata janë një prej skuadrave më kualitative në Maqedoni, kanë organizim të mirë dhe fond të futbollistëve kualitativ. Shpresoj në të tregojmë lojë të mirë", - dekalaroi ish-futbollisti i Renovës, tani në rradhët e Horizontit, Pançe Stojanov.
“Shpresojmë se me një angazhim maksimal dhe me një përkushtim maksimal të gjithë lojtarëve në atë ndeshje të kthehemi kësaj rradhe me tre pikë, ato vërtet janë një kundërshtar për respekt por ne jem
i kampion aktual të këtij shteti ne jemi ekipi më kualitativ në atë ndeshje dhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë nga Turnova", - tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Ndërkohë një tjetër duel interesant do të zhvillihet në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të përballen skuadrat lokale Skopje dhe Metalurgu. Në takimet tjera të së shtunës Teteksi pret Pelisterin, ndërsa Napredoku përballet me Rabotniçin.

kuriozitete

Vdes oktopodi Pol parashikuesi i Botërorit 2010

imageVdes oktapodi Pol, i cili u shndërrua në mit gjatë ndeshjeve të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, me parashikimet e tij gjatë ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale. Ai përcaktoi së fundi fitoren e Spanjës, dhe për shumë tifozë dhe adhuruesit e llotarive ishte shpresa e fitores. ‘Poli vdiq gjatë natës, për shkaqe natyrale’ bëri të ditur parku ujor ‘Sea Life’ i Oberhausenit në Germania, ku ishte vendosur oktapodi. Oktapodi profet jepte verdiktin duke zgjedhur ushqimin e vendosur në kuti prej pleksiglasi me ngjyra të ekipeve në garë. Ai parashikoi të gjitha rezultatet e ekipit të Gjermanisë në Botëror, si dhe fitoren e Spanjës në finale. Oktapodi Paul kishte lindur në vitin 2008 në Uejmouth të Anglisë dhe ishte transferuar në Gjermani ku iu dorëzua një statujë prej bronzi me pamjen e tij nga një delegacion spanjoll si dhe titulli "qytetar nderi" i qytetit Carballino, në verilindje të Spanjës, për cilësitë e tij parashikuese.

Lindja e kafshëve në kopshtet zoologjike nëpër botë, zgjon interesimin e mediave

imageKopshti Zoologjik “Taronga” në Sidnej u shtua sot me anëtarin e tij më të ri. Elefanti, të cilit ende nuk i është vënë emër, u njoh edhe me elefantët e tjerë në kopsht. Lindja e tij zgjati vetëm 30 minuta.
"Elefanti peshon 120 kilogram, që është një peshë e shkëlqyeshme, kurse ajo që është interesante, është fakti se elefanti peshon më shumë se vëllezërit, njëri ishte 96 kilogram kurse tjetri 116 kilogram, por nëna e tyre është e madhe dhe ne e dinim se do ta kalonte lehtë lindjen", tha Kameron Ker, drejtor i Kopshtit Zoologjik “Taronga”
Në Kopshtin zoologjik “Taronga” po zhvillohet programi për rritjen e numrit të elefantëve dhe deri tani programi rezultoi me tre pasardhës.

kulture

Me 4 dhjetor mbahet festivali “Nota Fest”

imageMë 4 dhjetor në sallën Universale në Shkup do të mbahet Festivali i këngës së lehtë zbavitëse “Nota Fest”. Këtë vit festivali shënon 15 vjetorin e themelimit, por organizatorët shprehen të revoltuar nga ajo se nga viti në vit veçse shkon e bie interesimi për finansimin e festivalit si nga institucionet shtetërore poashtu edhe ato private. Sipas këshillit të festivalit, ai këtë vit nga Ministria e kulturës do të përkrahet me vetëm 1 milionë denarë, ndërsa për mbarëvajtjene e tij nevojiten 3 milionë denarë. Këshilli i festivalit gjithashtu ankohet edhe për mungesën e lokaleve për veprimtarinë, ndërsa bën apel deri tek të gjitha institucionet që kanë mundësi ta ndihmojnë mbajtjen e festivalit Nota Fest.
“Kemi kërkuar që të kemi zyrat tona, por kemi kërkuar gjithashtu që ky festival pasi që është i vetmi në Maqedoni, i këngës për fëmijë, i këngës popullore i asaj të lehtë zbavitëse të hyn nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, dhe mos të bredhim ne vit për viti. Faktikisht jemi bë lypsa që të shkojmë derë në derë, të trokasim qoftë në institucione shtetëropre ao private dhe mos të kemi një buxhetme të cilin ne do të startojmë cdo vjet, në anën tjetër të përmirsojmë edhe kulitetin e këngëve të cilat i kemi pasur rradhazi.”, thotë Agim Ismaili, drejtor i “Nota Fest
                                                        

Asani, promovoi katër libra rreth historisë së Shkupit



imageSot u promovuan 4 tituj librash me autor Skënder Asani. Bëhet fjalë për veprat “Shqiptarët e Shkupit’, ‘Bibliografia për Shkupin’, ‘Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare e vitit 1912’ dhe ‘Patrioti më i madh shqiptar Hasan Prishtina’. Sipas pjesëmarrësve në promovim, e veçanta e botimeve është përpjekja për zbardhjen e të vërtetës historike të Shkupit shqiptar, i cili me kalimin e viteve ndryshoi karakterin e tij etnik.
“Në librin historiografik dhe publicistik, ”Shqiptarët e Shkupit ndër shekuj”, autori dëshmonë autoktoninë e njërit nga kryeqendrat antike të Ilirisë - Shkupit dardan, mbi të cilin kaluan pushtues dhe perandorë të shumtë, por asnjëherë, deri në ditët e sotme, nuk arritën që ta çrrënjosin elementin e brumosur shqiptar në të”, theksoi Sevdail Demiri, historian dhe publicist.
“Deri në vitin 2001 Shkupi u dëmtua por nuk u çrrënjos elementi shqiptar, dhe viti 2001, lufta e vitit 2001 i dha hov të madh shqiptarizimit, kthimin e autocitetit dhe traditës dhe kulturës shqiptare dhe shqiptarizimin e Shkupit. Vënia e monumentit të Gjergj Kastrioit Skënderbeut vulosi përgjithnjë dhe mot shqiptarinë e Shkupit”, tha historiani Skender Hasani, autor i librave.

rajon

shperthimi ne prishtine
imagePolicia e Kosovës njofton se nga një shpërthim në Prishtinë është dëmtuar një makinë, por nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se forcat e rendit kanë rrethuar zonën e incidentit dhe po hetojnë rastin.
Mësohet se makina e dëmtuar i takonte vajzës së Ilir Tolajt, mjek dhe zyrtar i lartë në shëndetësinë kosovare si dhe anëtar i LDK-së.
Agjencia e lajmeve AP raporton se incidenti është një element më shumë në klimën e tensionuar politike, pas dorëheqjes së presidentit dhe prishjes së koalicionit qeverisës.

Kosovë, PDK arsyeton mocionin


imagePartia Demokratike e Kosovës e sheh mocionin si një nga rrugëdaljet nga kriza e krijuar institucionale, siç thuhet, pa vullnetin e saj. Në një deklaratë politike të kësaj partie të lëshuar sot, thuhet se “PDK-ja nuk e konsideron mocionin si veprim kundër askujt, në këtë sens as kundër Qeverisë". Zyrtarët e kësaj partie nuk kanë saktësuar nëse do të votojnë pro mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë të martën, kur edhe pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

ekonomi

                            

Maqedonia dhe Turqia duhet thelluar bashkëpunimin ekonomik

imageMaqedonia dhe Turqia edhe pse kanë bashkëpunim të mirë politikë, mbeten shumë pas në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Kjo u konstatua në biznes forumin, turko-maqedon që u mbajtur në Shkup. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arrinë vetëm se 300 milion dollarë. Ministri pa portofol, Hadi Nezir tha se kompania Turke ‘Shishe Xham’ do të investoj në Maqedoni, ndërsa Mitko Aleksov, nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë tha se biznesi vendor synon që shkëmbimi tregtar mes dy shteteve viteve në vijim të arrijë deri 1 miliardë dollarë.
“Më e rëndësishme është se ‘Shishe Xham’ nuk ka hequr dorë nga investimi i tyre, por, kriza ekonomike ka ndikuar që kjo kompani të ngadalësojë investimet. Në takimin e fundit që kishim me këtë kompani ata u shprehën të bindur se do të hyjnë në tregun e Maqedonisë”, tha Hadi Nezir, ministër pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë.
“Ne e kemi të patjetërsueshme që në aspektin ekonomik, Turqinë ta trajtojmë si fqiun tonë të 6 të Maqedonisë, bashkë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Mitko Aleksov, përfaqësues i lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.
image

Të hënën skadon afati për pagesën e borxheve të mbetura ndaj kompanisë energjetike EVN

Me intensifikimin e aksioneve dhe kontrolleve EVN Maqedoni nga rrjeti elektrik për çdo ditë shkyçen nga 2000 konsumatorë, të cilët kanë borxhe të papaguara, ndaj kësaj kompanie. Sipas EVN –së këto aksione nuk janë të jashtëzakonshme, sepse kompania i shfrytëzon të gjitha procedurat ligjore për pagesën e faturave për energjinë e shpenzuar nga qytetarët.
“Këto janë masa të parashikuara me ligj, për ata konsumatorë që llogarit e tyre nuk i paguajnë me kohë. Të gjithë shfrytëzuesit tanë kanë trajtim të njëjtë, sepse nga rrjeti shkyçen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet. Ne dhanë shumë mundësi për pagesë më të lehtë të faturave. Njëri aksion zgjati deri me 1 nëntor, në të cilën borxhi i mbetur gjatë 12 muajve mund të paguhet krejtësisht pa kamata apo me këste por me pagesën e kamatës. Pas këtij afati për fat të keq konsumatorët nuk mund të kenë mundësi të firmosin marrëveshje”, deklaroi  Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së.
Rreth fushatës së pagesave të borxheve të mbetura me këste, në EVN thonë se deri tani janë firmosur 6000 marrëveshje. Ky numër, sipas tyre, nuk është i mjaftueshëm duke pasur parasysh situatën reale të vlerës së borxheve i cili është shumë më i lartë nga marrëveshjet e arritura. Në kompaninë austriake thonë se të gjithë ata konsumatorë që do të shkyçen nga rrjeti elektrik , pas mbarimit të fushatës për pagesën e borxheve me këste, nuk do të kenë lehtësime gjatë pagesës së faturave të mbetura.  Nga EVN thonë se interesi  për pagesën e borxheve të paditura në gjyq është në rritje, ndërsa vetëm për dy javë janë firmosur 2000 marrëveshje për pagesën e këtyre borxheve, kryesisht për shkak se qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë kamatat.






Friday, November 5, 2010

kenge per ditelindjen

kenge per vitin e ri

JETA E AUTOREVE SHQIPTAR

                                                     NDRE MJEDA



E Hene, 10 Dhjetor 2007 SHKODER - Konferenca shkencore, kushtuar 70-vjetorit te vdekjes se poetit Ndre Mjeda, ka percjelle tek te pranishmit e shumte ne kete takim tema te shumta, te mbajtura nga profesore, doktore e studiues te kesaj vepre. Nje nder ta ishte edhe prof. dr. Kolec Topalli, i njohur per kontributin e tij ne studimin dhe pasurimin e gjuhes shqipe. Gjate konferences shkencore, Kolec Topalli u ndal ne rolin e Ndre Mjedes ne pasurimin e gjuhes shqipe. Ndaj, edhe kumtesa e tij titullohej "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe".

Ne fillim te kesaj kumtese, prof. dr. Kolec Topalli do te theksonte, se "Gjuha shqipe ndodhet sot para sfidash te medha.

Hapja e Shqiperise mbas vitit 1992, zhvillimet e reja ekonomike e shoqerore, globalizmi kulturor, emigracioni masiv, ndikimet e shumta te gjuheve romane e anglosaksone, si dhe faktore te tjere te jetes ne komunitete te hapura, e kane vene shqipen para udhekryqesh te veshtira. Keto lidhen sidomos me rruget e pasurimit dhe te ruajtjes se sistemit te saj gramatikor. Zhvillimi i metejshem i gjuhes eshte nje proces i pandalshem, por rruget, qe do te ndiqen, duhet te lidhen me nevojen per te ruajtur strukturen dhe tiparet e saj, duke perpunuar sidomos brumin e vete gjuhesor, per t'ia pershtatur situatave dhe kushteve te reja". Per kete - u shpreh Topalli - eshte e nevojshme qe here pas here t'i drejtohemi mjeshterve te medhenj te gjuhes shqipe, per te nxjerre prej veprave te tyre thesarin leksikor, forma e shprehje te bukura, qe mund te perdoren edhe ne gjuhen e sotme. Njeri nder ta eshte pa dyshim Ndre Mjeda".

Duke folur per Ndre Mjeden dhe rolin e tij ne gjuhen shqipe, Kolec Topalli do ta cilesonte ate si nje artist te fjales dhe njohes i mire i gjuhes, levrues i rralle i saj dhe gjuhetar me vlera te medha. "Ne vepren e tij, vijoi Topalli, gershetohet mjeshteria poetike me gjuhetarin e shquar, duke dhene shembullin e perdorimit te sakte te gjuhes, me ndertime fjalish e sintagmash, sipas natyres se shqipes, te cilat mund te gjejne shume lehte udhen per t'u perdorur ne ditet e sotme".

Kumtesa e prof. dr. Kolec Topallit, "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe" ishte e mbushur me shembuj konkrete te perdorimit te gjuhes nga poeti i shquar, interpretimi i te cilave ne auditor nga kumtuesi krijoi emocione per te pranishmit. "E gjithe kjo pasuri gjuhesore e vepres se ketij poeti te talentuar, qe nuk eshte perfshire ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, mund te rigjallerohet, duke pasuruar gjuhen e sotme shqipe, qe sipas shprehjes se Bardhit, "po prishet e po bastardohet sa ma pare te ve". 
                                                  NAIM FRASHERI


Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj tëStambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga një nga dinastitë që dalin nga Dera e madhe Frashëri, ajo e Dakollarëve ose e Dulellarëve. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

JETA
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).
Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

KRIJIMTARIA

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.
Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).
Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha "Perëndia" 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t'u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik.

DISA LENDE


  • EDUKATA FIZIKE
  • Edukata fizike
    Lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t'i formuar nxënësit e studentët nga anafizike, për t'i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. ...
    750 B (25 fjalë) - 13 Tetor 2010 12:43
  • Edukata
    Edukata (lat. e-ducere nxjerr jashtë) është tërësia e vetive apo e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj ...
                                                      LETERSIA GOJORE
Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere. Krijuesit popullor kane nje imagjinat te bujshmeata e paraqesin realitetine e kohes ne menyre besnike dhe permes te kaluares dhe te tashmes ndertojne vizionin per nje te ardhme te mire apo te lumture.

INFORMATIKA

                                                     INFORMATIKA

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisje

matematika

                                                      MATEMATIKA



Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realen. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike

gjeografia

                                                     GJEOGRAFIA
Gjeografia (nga greq. γη / γαια, gi / gea - tokë, dhe γραφειν, grafin - shkruaj, (për) shkrim) është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.
                                                       HISTORIA


            Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.

Llojet e Historive
Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:
1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.
2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash.