Saturday, November 6, 2010

nora istrefi

Skeda:Nora Istrefi.gif

Nora Istrefi lindi në Deqan me 25 Mars 1986. Ajo është Këngëtare nga Kosova. Është një këngëtare e suksesshme e mirënjohur. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Qysh e vogël këndonte si kënge optimiste. Kënga e saj që është hyrë ishte Kënga Shko Tash të cilën ishte kënga më e popullarizuara nga ajo. Këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt ishte kënga Hey hey hey, prandaj kënga negativ videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Ka edhe tjera kënge për veç kësaj i ka përfshirë dy Albume OpiumEngjëll. Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në ShqipëriMaqedoni, Diasporë, etj.
Nora e ka pasur Babain Kamermanë që merrte me kamerë u quajt Nezir Istrefi pas aksidentit të babait Nora u bë e famshme. Ku në mesin e kësaj u paraqit edhe Gentiana Ismajli. Këngët e saja janë incizuara të reja të vitit 2010. Janë Kaje me dydyesat nga Nora Istrefi. Ka pasur plot kënge te saja gjithashtu janë incizuara boll kënge te saj i ka dy motra dhe një vëlla të vogël ai quhet Bledi. e ka një qen të quajtur Niki Nora e don nikin pa masë se Robertin Robert Berisha

sport

KASTRIOTI E KNJAZ MILLOSHI TAKOHEN NË SHKUP

imageNdeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Fituesve të Kupave mes hendbollisteve të Kastriotit të Ferizajt dhe atyre të klubit serb Knjaz Milosh do të zhvillohen në Shkup. Kështu ka vendosur Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të enjten. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën "Kale" më 20 dhe 21 nëntor. Takimi i parë zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa i dyti nga ora 13:00. Kjo është bërë e ditur të enjten mbrëma në sajtin zyrtar të EHF-së. Federata evropiane ka vendosur që këto takime të zhvillohen në terren neutral për shkak të situatës politike. Kastrioti kishte propozuar që takimet të luhen në Shkup, ndërsa Knjaz Miloshi kishte propozuar qytetin hungarez, Segedin. Kastrioti për herë të parë paraqitet në gara evropiane. Ndërsa klubi nga Arangjellovci i Serbisë në kupa evropiane luan rregullisht. Dy javë më parë në palestrën "Kale" në Shkup janë luajtur edhe takimet në mes hendbollisteve të Prishtinës dhe atyre të klubit rus Kuban Krasnodar. Rusët kërkuan të luajnë në terren neutral pasi vlerësuan se nuk kanë siguri për të luajtur në Kosovë. Ndeshjet në mes Prishtinës dhe Kubanit i takonin rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Në rrethin e tretë u kualifikua klubi rus që fitoi bindshëm të dy takimet.

NBA: PIERCE, 20.000 PIKË NË KARRIERË

imageMbrëmë në NBA u zhvilluan 12 përballje, mirëpo vëmendja kryesore ishte në “TD Garden”Arena ku Bostoni me rezultat 1:5:102, pas kohës shtesë mundi Miluokin. Më i merituar për këtë triumf ishte Poll Pirs me 28 pikë të shënuara. 
Gjithashtu në këtë takim, Pirs arriti numrin e 20 mijë pikëve të shënuara në karrierë. Këtë gjë, para tij, në historinë e NBA e kanë arritur vetëm 6 basketbollistë. Te skuadra e Miluokit u dallua Andre Bogut me 21 pikë. Në përballjet tjera, Los Anxhelos Lejkers me rezultat 112:100 mundi Sakramenton, ndërsa Filadelfia kundër Indianës shënoi fitoren e parë në këtë sezon. Deri te gëzimi i parë erdhi Los Anxhelos Klipers të cilët mbrëmë ishin më të suksesshëm se Oklahoma. Dallasi si mysafir me rezultat 102:101 shënoi fitore ndaj Denverit, ndërsa Orlando shkatërroi Minesotën duke i mposhtur ata me rezultat 128:86.

                                                   renova mysafire e horizontit


Pasi të mërkurën me zhvillimin e takimit Teteksi-Shkëndija më në fund u kompletua java e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, të shtunën në program janë katër takime të xhiros së 13-të. Ndeshjet më interesante do të zhvillohen në Turnovë të Strumicës, ku Horizonti pret Renovën, si dhe në Autokomandë të Shkupit ku në derbin lokal Skopje përballet me Metalurgun. Dy takime në program janë të dielën.
image
Këtë fundjavë vazhdojnë garat në elitën e futbollit në vend me ndeshjet e xhiros së 13-të. Lufta për kreun e tabelës është duke u bërë gjithnjë e më interesante dhe në këtë drejtim kjo javë pritet të zgjidhë disa paqartësi, kur në program janë dy takime tejet tërehqëse. Horizont Turnova është vendase e Renovës, në duelin e dy skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës. Ndeshjet ndërmejt këtyre dy skuadrave zakonisht përfundojnë baraz, por kësaj rradhe nga të dyja taboret paralajmërojnë fitore.
“Sinqerisht shpresojmë të marim fitoren e parë kundër Renovës. Mirëpo të gjithë e dimë se Renova posedon futbollistë kualitativ. Unë si ish-futbollist i Renovës mendoj se ata janë një prej skuadrave më kualitative në Maqedoni, kanë organizim të mirë dhe fond të futbollistëve kualitativ. Shpresoj në të tregojmë lojë të mirë", - dekalaroi ish-futbollisti i Renovës, tani në rradhët e Horizontit, Pançe Stojanov.
“Shpresojmë se me një angazhim maksimal dhe me një përkushtim maksimal të gjithë lojtarëve në atë ndeshje të kthehemi kësaj rradhe me tre pikë, ato vërtet janë një kundërshtar për respekt por ne jem
i kampion aktual të këtij shteti ne jemi ekipi më kualitativ në atë ndeshje dhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë nga Turnova", - tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Ndërkohë një tjetër duel interesant do të zhvillihet në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të përballen skuadrat lokale Skopje dhe Metalurgu. Në takimet tjera të së shtunës Teteksi pret Pelisterin, ndërsa Napredoku përballet me Rabotniçin.

kuriozitete

Vdes oktopodi Pol parashikuesi i Botërorit 2010

imageVdes oktapodi Pol, i cili u shndërrua në mit gjatë ndeshjeve të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, me parashikimet e tij gjatë ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale. Ai përcaktoi së fundi fitoren e Spanjës, dhe për shumë tifozë dhe adhuruesit e llotarive ishte shpresa e fitores. ‘Poli vdiq gjatë natës, për shkaqe natyrale’ bëri të ditur parku ujor ‘Sea Life’ i Oberhausenit në Germania, ku ishte vendosur oktapodi. Oktapodi profet jepte verdiktin duke zgjedhur ushqimin e vendosur në kuti prej pleksiglasi me ngjyra të ekipeve në garë. Ai parashikoi të gjitha rezultatet e ekipit të Gjermanisë në Botëror, si dhe fitoren e Spanjës në finale. Oktapodi Paul kishte lindur në vitin 2008 në Uejmouth të Anglisë dhe ishte transferuar në Gjermani ku iu dorëzua një statujë prej bronzi me pamjen e tij nga një delegacion spanjoll si dhe titulli "qytetar nderi" i qytetit Carballino, në verilindje të Spanjës, për cilësitë e tij parashikuese.

Lindja e kafshëve në kopshtet zoologjike nëpër botë, zgjon interesimin e mediave

imageKopshti Zoologjik “Taronga” në Sidnej u shtua sot me anëtarin e tij më të ri. Elefanti, të cilit ende nuk i është vënë emër, u njoh edhe me elefantët e tjerë në kopsht. Lindja e tij zgjati vetëm 30 minuta.
"Elefanti peshon 120 kilogram, që është një peshë e shkëlqyeshme, kurse ajo që është interesante, është fakti se elefanti peshon më shumë se vëllezërit, njëri ishte 96 kilogram kurse tjetri 116 kilogram, por nëna e tyre është e madhe dhe ne e dinim se do ta kalonte lehtë lindjen", tha Kameron Ker, drejtor i Kopshtit Zoologjik “Taronga”
Në Kopshtin zoologjik “Taronga” po zhvillohet programi për rritjen e numrit të elefantëve dhe deri tani programi rezultoi me tre pasardhës.

kulture

Me 4 dhjetor mbahet festivali “Nota Fest”

imageMë 4 dhjetor në sallën Universale në Shkup do të mbahet Festivali i këngës së lehtë zbavitëse “Nota Fest”. Këtë vit festivali shënon 15 vjetorin e themelimit, por organizatorët shprehen të revoltuar nga ajo se nga viti në vit veçse shkon e bie interesimi për finansimin e festivalit si nga institucionet shtetërore poashtu edhe ato private. Sipas këshillit të festivalit, ai këtë vit nga Ministria e kulturës do të përkrahet me vetëm 1 milionë denarë, ndërsa për mbarëvajtjene e tij nevojiten 3 milionë denarë. Këshilli i festivalit gjithashtu ankohet edhe për mungesën e lokaleve për veprimtarinë, ndërsa bën apel deri tek të gjitha institucionet që kanë mundësi ta ndihmojnë mbajtjen e festivalit Nota Fest.
“Kemi kërkuar që të kemi zyrat tona, por kemi kërkuar gjithashtu që ky festival pasi që është i vetmi në Maqedoni, i këngës për fëmijë, i këngës popullore i asaj të lehtë zbavitëse të hyn nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, dhe mos të bredhim ne vit për viti. Faktikisht jemi bë lypsa që të shkojmë derë në derë, të trokasim qoftë në institucione shtetëropre ao private dhe mos të kemi një buxhetme të cilin ne do të startojmë cdo vjet, në anën tjetër të përmirsojmë edhe kulitetin e këngëve të cilat i kemi pasur rradhazi.”, thotë Agim Ismaili, drejtor i “Nota Fest